Sport

Mrekullia e Xhemailit, super gol e asistim për Montrealin

Mesfushori shqiptar ka shënuar një super gol nga distanca dhe ka bërë një asistim në fitoren e skuadrës së tij 2:0 ndaj DC United

Blerim Xhemailit nuk i ka mjaftuar shumë kohë të adaptohet në Ligën amerikane, me skuadrën e tij, që në fakt është kanadeze, Montreal Impact, shkruan albinfo.ch.

Mesfushori shqiptar ka shënuar një super gol nga distanca dhe ka bërë një asistim në fitoren e skuadrës së tij 2:0 ndaj DC United.

Xhemaili shënoi në minutën e 21-të, një gol mjaft të bukur nga distanca, kurse vetëm tre minuta më vonë asistoi, duke qenë vendimtar për skuadrën e tij dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Blerim Xhemaili i cili luan për Përfaqësuesen e Zvicrës kaloi në Montreal nga Bologna në Serie A, ku në edicionin e fundit shënoi tetë gola në kampionatin italian.