Shëndetësi

MSH: QKMF-të po furnizohen me insulina

“Institucionet, të cilat nuk e bëjnë tërheqjen e insulinave gjatë ditës së sotme, do të furnizohen në ditët në vijim, përndryshe Depoja Qendrore e MSh-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe daljet për furnizim me insulinë të qendrave në fjalë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë njofton se tashmë janë furnizuar me insulina të të gjitha llojeve 15 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Sipas kësaj ministrie, me insulina janë furnizuar QKMF-të në Podujevë, Kastriot, Prishtinë, Malishevë, Prizren, Gjakovë, Viti, Novobërdë, Gjilan, Therandë, Vushtrri, Mamushë, Kaçanik, Dardanë dhe Drenas. Ndërsa, QKMF-të, të cilat pritet të pranojnë furnizimin me insulinë gjatë ditës janë ato në: Rahovec, Ferizaj, Dragash, Fushë-Kosovë, Partesh, Hani i Elezit, Mitrovicë, Skenderaj, Deçan, Istog, Pejë, Junik, Brod, Klina e Graçanicë.