Futboll

Mucolli zgjedh skuadrën daneze Silkeborg

“Kishte shumë gjëra, por unë nuk besoj se ishte optimale të qëndroja atje. Ka probleme, për të cilat unë nuk dëshiroj të flas,” tha shkurt Mucolli që ka luajtur me moshat e reja të Danimarkës dhe Shqipërisë.

Agon Mucolli po luante me klubin danez të Vejle Boldklub dhe është ndër sulmuesit më premtues. Momentalisht ai stërvitet me klubin e Silkeborg IF, shkruan gazeta daneze “Midtjyllands”. Pra është e qartë se Mucolli nuk do jetë më pjesë e Vjele Boldklub, përcjell albinfo.ch.

“Kishte shumë gjëra, por unë nuk besoj se ishte optimale të qëndroja atje. Ka probleme, për të cilat unë nuk dëshiroj të flas,” tha shkurt Mucolli që ka luajtur me moshat e reja të Danimarkës dhe Shqipërisë.

19 vjeçari ka vendosur që në të ardhmen të përfaqësojë Shqipërinë, pasi prindërit e tij vijnë nga Kosova.