Shqipëria

Mundësi për investitorët gjermanë të automobilave në Shqipëri

Në aktivitetin “1st Automotive Dialog in Albania” organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), përfaqësues të industrisë së automobilave nga Gjermania arritën të merrnin një përshtypje të parë mbi potencialin e Shqipërisë në këtë sektor dhe të bisedonin me përfaqësues shqiptarë nga biznesi dhe politika, ka njoftuar ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Ambasadorja Susanne Schütz vuri në dukje mundësitë për investitorët në Shqipëri dhe nënvizoi gatishmërinë e Ambasadës Gjermane për të mbështetur interesat e investitorëve gjermanë për të investuar në vend, përcjell albinfo.ch.

Vizita në kompani të suksesshme investuese në Shqipëri përmbylli këtë aktivitet.