Bota

Mundësi punësimi në Gjermani

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në detyrë, Arban Abrashi, përfaqësuesi i “Besa Fondation” dhe “GIZ”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Profesionet në të cilat do të mund të aftësohen profesionalisht të rinjtë në Gjermani janë inxhinieri, gastronomi, IT etj

Të rinjtë nga Kosova do të kenë edhe një mundësi për të punuar legalisht në Gjermani. Përmes trajnimeve profesionale ata do të kenë mundësi më pas që të punësohen, raporton albinfo.ch.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në detyrë, Arban Abrashi, përfaqësuesi i “Besa Fondation” dhe “GIZ”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me të cilin synohet punësim, aftësim profesional dhe trajnim në Gjermani.

“Ne mendojmë që përmes trajnimit të tillë në Gjermani këta të rinj do të marrin përvojën dhe le të themi shkathtësitë e nevojshme që të zhvillohen vet por njëkohësisht që ato shkathtësi dhe atë përvojë ta sjellin edhe në Kosovë në këto fusha sepse mendoj që me shkathtësi dhe përvojën të cilën e marrin ën Gjermani mund të i ndihmojnë shumë shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së Kosovës” , ka thënë ministri Abrashi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i “Besa Fondation”, Ilir Seferi u shpreh se këto trajnime me të rinjtë në Gjermani, do të ndikojnë edhe në ekonominë e Kosovës, sepse mund të krijohen vende të reja të punës.

Profesionet në të cilat do të mund të aftësohen profesionalisht të rinjtë në Gjermani janë inxhinieri, gastronomi, IT etj.