Shëndetësi

Mungesa e gjumit tek adoleshentët çon në depresion

Sipas një studimi të ri, qëndrimi vonë zgjuar gjatë natës duke luajtur në telefona po ndikon në një hapësirë të rëndësishme të trurit

Adoleshentët që nuk flenë sa duhet janë më shumë në rrezik që të bien në depresion apo të bëhen të varur nga droga.

Sipas një studimi të ri, qëndrimi vonë zgjuar gjatë natës duke luajtur në telefona po ndikon në një hapësirë të rëndësishme të trurit. Studimi ka gjetur se nëse nuk ka gjumë të mjaftueshëm ajo rrit shanset e një adoleshenti për të bërë sjellje të rrezikshme dhe shpien në varësi.

Universiteti i Pittsburghut ka testuar 35 pjesëmarrës të moshave mes 11 deri 15 vjeçare. Gjysmës së pjesëmarrësve iu desh të flinin për dhjetë orë, ndërsa gjysma tjetër për vetëm katër orë. Grupi u kthye në fazën e dytë të testimit, por duke u detyruar të flenë në intervalet e kundërta.

Në secilën vizitë, pjesëmarrësve iu monitorua truri teksa luanin një lojë dhe në të përfshihej një shpërblim prej dhjetë dhe një dollari. Në fund të kësaj periudhe ata u pyetën për funksionet emocionale dhe u shikuan simptomat e depresionit.

Hulumtuesit gjetën se gjumi ndikon shumë në hapësirën e trurit e cila prek qëllimet dhe shpërblime. Kur adoleshentët flenë 10 orë, truri tregoi konsistencë mes kushteve për shpërblime të mëdha dhe të vogla, duke e bërë gjykimin shumë më të qartë. Gjithsesi, ata që flenë vetëm katër orë patën më pak reagim për shpërblimet e mundshme.

Këto rezultate, sipas hulumtuesve, shpjegojnë se sa më e madhe hapësira pa gjumë ndikon në proceset e trurit sa i përket shpërblimeve dhe mund të çojë në depresion, transmeton Albinfo.ch.

Sipas tyre, mungesa e reagimeve për shpërblimet është shenjë e mosinteresimit për veprime të ndryshme – gjithçka për shkak të mungesës së gjumit.