CH-Ballkani

Mungonte personeli në aeroport: Avioni u kthye mbrapsht

Për shkak se nuk kishte staf të mjaftueshëm, një aeroplan i linjës ajrore kombëtare “Croatia Airlines” nuk kishte marrë leje të aterronte të shtunën rreth mesnatës.
Kjo është raportuar nga mediat kroate, të cilat flasin për një “skandal në vendin turistik”, përcjell albinfo.ch.

Aeroplani u detyrua të kthehej në rrugën nga Zagrebi në vendpushimin e Dubrovnikut, sepse nuk mund t’ia dilte për shkak të erërave të forta.

Në vend që të kthehej në Zagreb, siç ishte planifikuar, Airbus A320 duhej të mbërrinte në Romë. Atje udhëtarët kishin qëndruar në kurriz të linjës ajrore.

Vetëm të nesërmen ata kanë arritur në Dubrovnik.