Kuriozitete

Murali më i madh i sprejit në botë

Dy vjet më parë, shumë njerëz ishin habitur me muralet që ishin bërë në Bulevardin Olimpik më 2016 gjatë Lojërave Olimpike në Rio, pas krijimit të artistit Eduardo Kobra dhe ekipit të tij.

I quajtur “Etnias” vepra artistike u bë murali më i madh i sprejit në botë.

Tani Kobra dhe ekipi i tij ka tejkaluar veten. Me punën e tyre prej 700 orëve ata gati kanë dyfishuar rekordin, transmeton Albinfo.ch.

Kobra dhe skuadra e tij shfrytëzuan 2000 kanaçe sprej dhe 1400 litra akrilikë për të realizuar muralin në një sipërfaqe prej 5728 metrash katrorë.