Lajme

Murati: diaspora është një dhe e pandarë

Në Horsens të Jylandit, ministri Murati prit nga një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët i ishin mirënjohës, për shkak se kjo ishte vizata e parë e një ministri në këtë vend

Pas qëndrimit në Suedi, ku edhe u themeluan Rrjeti i Juristëve të Diasporës në Stokholm, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati vazhdoi vizitën në Danimarkë, ku edh e zhvilloi disa aktivitetet me bashkatdhetarët që jetojnë në këtë shtet. Edhe në këtë shtet, Murati u angazhua për rrjetëzimin e diasporës shqiptare.

Në qytetin e Horsens të Jylandit, ministrin Murati e pritën një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët i ishin mirënjohës, për shkak se kjo vizitë ishte e para e një zyrtari të shtetit në këtë rajon. Murati dhe bashkëpunëtorët e tij i paraqitën objektivat e MeD-së, si dhe i shpalosën planet e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me bashkatdhetarët.

Gjithashtu, ministri Murati u takua edhe me bashkatdhetarët në qytetin e Kopenhagës. Me këtë rast, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Kastriot Robo, dhe ambasadori i Maqedonisë, Naim Memeti. Edhe në këtë takim, Murati foli për nevojën e rrjetëzimit të diasporës, duke potencuar se diaspora shqiptare ka luajtur një rol të veçantë në historinë kombëtare, prandaj MeD-ja e trajton atë një dhe të pandarë.