E-Diaspora

Murati i kundërpërgjigjet Daçiqit: Frikësohet nga diaspora shqiptare

Valon Murati ka deklaruar se diplomacia serbe këtë herë është marrë me diasporën shqiptare ngaqë, sipas tij, e di fuqinë e diasporës shqiptare

 

 

Valon Murati, ministër i Diasporës i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministrit të jashtë serbe, Ivica Daçiq, i cili kishte deklaruar se diaspora shqiptare po përgatitet për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, Murati ka deklaruar se diplomacia serbe këtë herë është marrë me diasporën shqiptare ngaqë, sipas tij, e di fuqinë e diasporës shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Murati ka shtuar se shtetit serb është duke i penguar suksesi dhe integrimi i diasporës shqiptare në vendet ku ajo jeton.

Ai ka thënë se deklaratat e kryediplomatit serb në lidhje me “kinse sulme të diasporës shqiptare në botë ndaj misioneve diplomatike të Serbisë”, kanë për qëllim edhe njollosjen e imazhit të diasporës.