Gjellëra

Musakë me vezë të ziera

Musakë me vezë të zieraPërbërësit:

• 500 gr mish i grirë,
• 100 gr djathë kashkavall,
• 9 vezë të ziera,
• 1 qepë,
• majdanoz i copëtuar,
• 1 vezë,
• 1 lugë gjelle miell,
• kripë,
• erëza të thata,
• vaj,
• piper.

Përgatitja:

Zijeni vezët, pastroni ato, ndani për gjysmë dhe renditni në pjatë. Preni qepët dhe i skuqni, shtoni mishin e grirë dhe vazhdoni skuqjen. Shtoni erëzat dhe një vezë të freskët, përzieni mirë, shtoni 3 lugë vaj, një lugë gjelle miell, ngadalë shtoni qumështin dhe përzieni derisa të trashet. Salcën e fituar hidhni mbi mishin, pastaj kashkavallin dhe vendosni në furrë të piqet në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Gjellëra