Zhvillim

Mustafa: Ndërtimi i autostradës për Gjilan fillon në gusht

"Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësojë zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit"

Sipas një postimi që ryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë në Facebook, punimet për ndërtimin e autostradës së tretë të Kosovës, asaj Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin në muajin gusht.

Më poshtë, postimi i plotë i kryeministrit:

“Miq të dashur, Punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin më së largu në muajin gusht. 

Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësojë zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit”.