Sport

Mustafi bëhet baba

Shkodran Mustafi është bërë baba për herë të parë. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se i ka lindur një vajzë

Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi është bërë për herë të parë baba.

 

Ishte vetë Mustafi që njoftoi në rrjetet sociale se është bërë baba i një vajze, emrin e së cilës nuk e ka treguar.

 

“Shumë i lumtur të ju njoftoj për lindjen e vajzës sonë! E vështirë të përshkruaj të gjitha emocionet me fjalë, tash… Por e gjitha që mund të them është se kjo është dita më e lumtur e jetës sime”, ka shkruar ai.

 

Mustafi luan për Arsenalin si dhe Kombëtaren e Gjermanisë, ku në Botërorin e fundit fitoi medaljen e artë.