Sport

Mustafi e quan lindjen e vajzës “trofeun më të rëndësishëm”

Ylli shqiptar i futbollit, Shkodran Mustafi, thotë se vajza e tij është trofeu më i madh dhe më i rëndësishëm i jetës së tij.

Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane dhe i Arsenalit u bë baba për herë të parë në muajin korrik.

“Trofeu më i madh dhe më i rëndësishëm i imi”, ka shkruar ai si përshkrim të një fotografie me të bijën të publikuar në rrjetet sociale.