Sport

Mustafi kthehet nga lëndimi

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është në dispozicion për lojë, pas lëndimit që pësoi në fillim të dhjetorit.

Mustafi ishte lënduar në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në Premier Ligë dhe mungoi në katër ndeshjet e radhës për skuadrën e tij.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se ai është i gatshëm për lojë, por nuk do të shfrytëzohet në ndeshjen e së martës në çerekfinale të Carabao Cup.

Megjithatë, Mustafi pritet të kthehet nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Liverpoolit të premten.

“Shkodrani është rikthyer. Nuk do ta përdor të martën, por është rikthyer sërish”, ka thënë Wenger, shkruan Albinfo.ch.