Sport

Mustafi me Gjermaninë fiton Kupën e Konfederatave

Mustafi me Gjermaninë kanë fituar Kupën e Konfederatave, që u mbajt për dy javë në Rusi. Gjermania në finale ka mundur Kilin me rezultat 1:0, ku Mustafi ishte nga minuta e parë deri në fund

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka fituar edhe një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij.

Mustafi me Gjermaninë kanë fituar Kupën e Konfederatave, që u mbajt për dy javë në Rusi, shkruan albinfo.ch.

Gjermania në finale ka mundur Kilin me rezultat 1:0, ku Mustafi ishte nga minuta e parë deri në fund. Vendin e tretë e zuri Portugalia që mundi Meksikën 2:1.

Gjermania u paraqit me shumë lojtarë të rinj, por në fund ia foli të triumfojë. Kujtojmë që Mustafi me Gjermaninë kanë fituar Kupën e Botës më 2014.