Sport

Mustafi me Gjermaninë në finale të Kupës së Konfederatave

Shkodran Mustafi ka mundësi të fitojë edhe një trofe të çmuar në karrierën e tij, kurse kujtojmë që ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në Rio të Brazilit më 2014

 

Gjermania pa shumë problem ka mundur Meksikën 4:1, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Konfederatave, shkruan albinfo.ch.

 

Kështu, futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë do të ketë mundësi të fitojë këtë trofe të çmuar për futbollin botëror.

 

Në finale, Gjermania të dielën do të ballafaqohet me Kilin, që kishte eliminuar Portugalinë.

 

Mustafi ka mundësi të fitojë edhe një trofe të çmuar në karrierën e tij, kurse kujtojmë që ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në Rio të Brazilit më 2014.