Sport

Mustafi mungon në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit

Kryetrajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se reprezentuesi gjerman s’do të luajë as të mërkurën ndaj West Hamit

Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, pritet të mungojë edhe në përballjen e ardhshme të skuadrës së tij.

Mbrojtësi shqiptar mungoi në fundjavë në ndeshjen e ligës ndaj Southamptonit, ndërsa kryetrajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se reprezentuesi gjerman s’do të luajë as të mërkurën ndaj West Hamit, transmeton Albinfo.ch.

I pyetur nëse lëndimi i Mustafit është më i rëndë se që është menduar fillimisht, Wenger ka thënë: “Ai do të jetë jashtë për pak më gjatë. Është në ushtrime, po vrapon. Stafi mjekësor ka vendosur që s’është komplet gati. A do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Newcastlet? Po”.