Sport

Mustafi tregon si emigroi familja e tij në Gjermani

“Babai im ka ardhur nga Shqipëria në Gjermani në moshën 4-vjeçare dhe është rritur në Gjermani. Gjithashtu edhe gjyshi im erdhi në Gjermani. Normalisht nuk ishte e lehtë në fillim, por jam i lumtur që kam arritur deri këtu. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në kampionatin anglez”, ka thënë Mustafi

Shkodran Mustafi verën e kaluar iu bashkua Arsenalit nga Valencia për rreth 45 milionë euro dhe këtë sezon është shndërruar në njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës londineze, shkruan albinfo.ch.

 

Mustafi në një dokumentar të shkurtë për televizionin zyrtar të Arsenalit ka treguar si familja e tij shkoi në Gjermani dhe karrierën e tij të deritanishme.

 

“Babai im ka ardhur nga Shqipëria në Gjermani në moshën 4-vjeçare dhe është rritur në Gjermani. Gjithashtu edhe gjyshi im erdhi në Gjermani. Normalisht nuk ishte e lehtë në fillim, por jam i lumtur që kam arritur deri këtu. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në kampionatin anglez”, ka thënë Mustafi.

 

Ai më herët ishte pjesë e Evertonit, por nuk kishin shumë besim në të, derisa kaloi më pas në Sampdoria, ku filloi të shkëlqej dhe u ftua nga Kombëtarja gjermane.

 

Më pas ai kaloi në Valencia, kurse tani është pjesë e Arsenalit, madje njëri nga lojtarët kryesor. Ai gjithashtu është shumë i kënaqur me pritjen e tifozëve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=1UPTsiMITLA