Sport

Mustafi vazhdon me statistika impresive në Angli

Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, po vazhdon të shkëlqejë në Premierligën angleze.

Ai ishte pjesë kyçe në fitoren 5 me 0 ndaj Huddersfieldit të mërkurën në mbrëmje. Mustafi me këtë rast arriti që të mbajë sërish portën e paprekur të ekipit të tij.

Teksa ka shqiptarin në ekipin e parë, Arsenali vazhdon vetëm të fitojë dhe deri tani në tetë ndeshje me Mustafin në ekip ka pësuar vetëm 1 gol, shkruan Albinfo.ch.

Për dallim nga paraqitjet e mira me Mustafin, Arsenali nuk është aq në formë pa 25-vjeçarin shqiptar. Në gjashtë ndeshje sa ai ka munguar në ligë, klubi londinez ka pësuar plot 15 gola.