Kosova

Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Tërnava tha se festa e Kurban Bajramit shpall  vlerat e solidaritetit me të varfrit, jetimët dhe luftimit të dukurive negative si hakmarrja, vëllavrasja, vetëvrasja e korrupsioni.

Sipas Tërnavës kjo festë vjen pas kryerjes së njërit prej ritualeve të fesë islame, kryerja e haxhit dhe prerja e kurbanit.

“Të dashur besimtar, Kurban Bajrami është festa e cila vjen pas kryerjes së njërit prej kushteve të islamit, pas haxhit dhe prerjes së kubanëve, ritual ky që u dedikohet solidaritetit me të varfrit. Njeriut si krijesa më e dalluar e Zotit i është ofruar çdo gjë nën natyrë që ta përdorë për të përmbushur nevojat e veta në mënyrë racionale. Në emër të bashkësisë islame dhe në emër të të gjitha institucioneve të Kosovës më lejoni që të ju uroj festën e Kurban Bajramit juve qytetarë të republikës sonë dhe të gjithë dhe të gjithë besimtarëve, vëllezërve dhe motrave tona ne mërgatën e largët Urime festa e Kurban bajramit” është shprehur Tërnava, shkruan Albinfo.ch.