Sport

Napoli i Blerim Xhemailit fiton Kupën e Italisë

Klubi Napoli, për të cilin luan shqiptari Blerim Xhemaili është fitues i “Copa d`Italia” për vitin 2012. Napoli ka mundur në finalen e Kupës Italiane kampioin, Juventusin e Torinos me rezultat 2 me 0.

Humbja e Juventusit nga Napoli është njëherësh humbja e parë e kampiones në këtë sezon!

Golat për Napolin i shënuan Cavani në minutën 63 pas një penalltie dhe Hamsik në minutën 83.

Kupa e Italisë për Napolin është titulli i parë pas atij të kampionit të Italisë që pati fituar në vitin e largët 1990.