Bota

NASA lanson satelitin e ri për të parashikuar motin

Ai do të monitorojë Tokën në mënyrë të përsosur për t’u ofruar shkencëtarëve mbulim të hapësirës së tokës dy herë në ditë

NASA ka lansuar të shtunën gjeneratën e re të satelitit në hapësirë të dizajnuar për të monitoruar motin rreth botës dhe për të ndihmuar në përmirësimin e parashikimeve.

Sateliti, i quajtur “Joint Polar Satellite System – 1 (JPSS-1), është bashkëpunim i Agjencisë së Hapësirës në SHBA dhe NOAA (Administrimit Kombëtar Atmosferik dhe të Oqeaneve), që merret me raportet për motin dhe parashikimet, transmeton Albinfo.ch.

Ai do të monitorojë Tokën në mënyrë të përsosur për t’u ofruar shkencëtarëve mbulim të hapësirës së tokës dy herë në ditë.

“Sateliti është i pari i serisë së katërt të NOAA, gjeneratës së re të satelitëve për operime të ambientit. Kjo përfaqëson avancime të mëdha në parashikimin e motit dhe monitorimit të ambientit”, ka thënë NASA.