Lifestyle

Ndahet çifti Zeyni Malik dhe Gigi Hadid

Çifti i njohur i ri, Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid, është ndarë. Malik dhe Hadid ishin në lidhje pak më shumë se 2 vjet, derisa nëpërmes rrjeteve sociale, me ç’rast njoftuan për ndarjen, kanë shprehur respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Malik ish-anëtari i bendit britanik ‘One Direction’ dhe Hadid, modele e Victoria’s Secret, Fendi dhe Hilfiger nuk kanë përmendur arsyen e ndarjes, përcjell albinfo.ch.

25-vjeçari shkroi në Twitter se ai dhe Hadid kishin lidhje të jashtëzakonshme, përplot argëtim dhe dashuri dhe se ka admirim të madh për të si grua dhe mike.

Hadid, 22-vjeçare, shkroi në Twitter se deklaratat rreth ndarjes shpesh duken sikur jo të përveçme.  Çifti ishte bashkë që nga viti 2015 dhe ishte një prej çifteve më të përfolura të showbizzit, pasi u paraqitën së bashku në videon e Malik për këngën Pillowtalk në janar 2016.