Integrimi

Ndalohet shqiptari me dy kg drogë në Gjermani

Një shqiptar është arrestuar në autostradën A3 në Limburg – Nord të Gjermanisë.

Një patrullë doganore ka ndaluar shqiptarin, me ç’rast atij iu gjetën dy kilogramë drogë të llojit kokainë.
Sipas policisë gjermane, vlera e këtij materiali kap shumën 150 mijë euro, raporton bild.de.

Materiali ishte i mbështjellë në katër paketa të vogla, ndërsa ishte fshehur në anësoret e dyerve të brendshme të veturës së tij, përcjell albinfo.ch.
Supozohet se djaloshi ishte vetëm transportues, ndërsa droga ishte e shokëve të tij dhe vinte nga Holanda.

Përveç kësaj, hetuesit atij i gjetën edhe 1 mijë euro para të gatshme.

Aktualisht shqiptari është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.