Vera në Vendlindje

Nderohet “albinfo.ch”

Ministria e Diasporës e Kosovës ka nderuar të martën mbrëma sërish platformen informative në Zvicër, Albinfo.ch. Gazetari Alban Hamza ka marrë çmimin për “reportazhin më të mirë të shkruar për diasporën”.

Ministria kosovare e Diasporës  e ka nderuar platformën Albinfo.ch  me çmimin “reportazhi më i mirë i shkruar për diasporën”. Fitues i këtij cmimi është gazetari i portalit “albinfo.ch” Alban Hamza.

Ky çmim është ndarë të martën në Prishtinë në një mbrëmje të organizuar në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”.

Çmime tjera për media që janë ndarë nga Ministria e Diasporës janë: ” Çmimin për kontribut të veçantë në afirmimin  e diasporës, të cilin e ka marrë Radio Rilindja në Oslo, ndërsa çmimi për storien më të mirë televizive e ka marrë gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani.

Çmimi për kontribut të veçantë i është ndarë edhe gazetarit Behlul Jashari.


 Të tjera nga Vera në Vendlindje