Autotech

Ndërtohet bateria më e madhe në botë

Përfaqësues nga Tesla, dhe kompania për rigjenerim të energjisë “Neoen” e inxhinierë të shumtë zyrtarisht do të lansojnë baterinë javën e ardhshme

Elon Musk, themeluesi i Teslas, kishte vënë bast se do të ndërtonte baterinë më të madhe në botë për 100 ditë, ose do të paguante për të.

Tani ai ka kompletuar instalimin e baterisë më të madhe litium-jon në Australinë jugore, sistem i fuqishëm me kapacitet 100 megawatts.

Testimi i saj do të nisë ditëve në vijim dhe bateria i përshtatet kërkesave të qeverisë australiane, shkruan “Mashable”.

Përfaqësues nga Tesla, dhe kompania për rigjenerim të energjisë “Neoen” e inxhinierë të shumtë zyrtarisht do të lansojnë baterinë javën e ardhshme, transmeton Albinfo.ch.

Me këtë bateri synohet të shkarkohet një shumicë e problemeve me energjinë në Australi.

Musk u përfshi në projekt në muajin mars. Ai kishte thënë se nëse nuk arrin ta përmbyllë baterinë për 100 ditë, do të paguajë 50 milionë dollarë. Detyrën e nisi më 29 shtator.

Falë sistemit të “Powerpack” do të stabilizohet problemi në Australinë jugore dhe do të ketë energji të mjaftueshme për 30 mijë shtëpi.