Sport

Ndeshja kualifikuese përsëritet për shkak të manipulimit të gjyqtarit

Referi nga Gana Josehp Lamptey është përjashtuar përjetësisht për “manipulim të ndeshjes”.

Ndeshja kualifikuese për Botëror, mes Afrikës Jugore dhe Senegalit do të ripërsëritet pasi gjyqtari i ndeshjes është përjashtuar përjetësisht nga FIFA.

Referi nga Gana Josehp Lamptey është përjashtuar për “manipulim të ndeshjes”.

Ai kishte akorduar një penalti për Afrikën e Jugut në fitoren 2 me 1 në nëntorin e vitit të shkuar kinse për një lojë me dorë, por përsëritjet treguan se mbrojtësi i Senegalit Kalidou Koulibaly kishte prekur topin me gju.

Ndeshja do të zhvillohet në muajin nëntor të këtij viti.

Lamptey fillimisht ishte përjashtuar në muajin mars, por ky vendim u aprovua edhe të mërkurën nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.