Sport

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, në sheshin e Shkupit

Tifozët shqiptarë në Maqedoni do të kenë mundësinë që ndeshjen ta ndjekin në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup

 

Komuna e Çairit të Maqedonisë do të bëjë të mundur që ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë të transmetohet ‘Live’ në një ekran gjigant në shesin “Skënderbeu” në Shkup, shkruan albinfo.ch.

Ngjarja siç dihet luhet më 5 shtator në orën 20:45. “Ta ndjekim së bashku këtë ndeshje historike te Sheshi Skënderbeu – Shkup, Komuna Çair”, shkruhet mes tjerash në faqen zyrtare në “Facebook” të kryetarit të Çairit Izet Mexhiti.

Ndeshja do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin e rinovuar “Loro Boriçi” dhe pritet që mijëra tifozë shqiptarë ta përkrahin Kombëtaren shqiptare, derisa përballje pritet të përcillet me vëmendje të madhe në të gjitha trojet shqiptare dhe aty ku ka shqiptarë.