Shqipëria

Ndotja bën të braktiset plazhi i Kunes në Shëngjin

Plazhi i Kunës në Shëngjin është braktisur nga turistët këtë verë, duke bërë të dështojë ky sezon turistik.

Këtë vikend çadrat në plazh ishin pothuajse të zbrazura nga njerëzit, e krejt kjo u bë për shkak  të ndotjes që u krijua bregdetit në fillimin e muajit korrik e që vijon të jetë prezent edhe tash.

Pronarët e bizneseve ankohen se kanë pësuar humbje të mëdha këtë vit , ndërsa fajësojnë autoritetet, të cilat nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar ndotjen.

Ndotja e bregdetit të Kunës në Shëngjin u bë nga hapja e një kanali që lidh detin me lagunen, duke dëmtuar në këtë mënyre një nga perlat e bregdetit të Adriatikut.