Maqedonia
Ndotje e ajrit trefish mbi të lejuarën në disa qytete të Maqedonisë
"Shkupi zyrtarisht është ndër qytetet më të ndotura në botë, dhe masat urgjente duhet të hyjnë në fuqi menjëherë"
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit është rikthyer në disa qytete të Maqedonisë. Stacionet matëse kanë shënuar nivel të lartë të ndotjes Qendër në Karposh, Gazi Babë, Kumanovë, Tetovë e Manastir. Shoqatat ekologjike kërkojnë që Ministria e Ekologjisë t’i fuqizojë masat urgjente të cilat u paralajmëruan javën e kaluar nga ana e Qeverisë.
“E kemi të patjetërsueshme vendosjen e më shumë stacioneve matëse por edhe të matësve mobil. Shkupi zyrtarisht është ndër qytetet më të ndotura në botë, dhe masat urgjente duhet të hyjnë në fuqi menjëherë. Ne jemi në gjendje alarmi në mënyrë konstante, jo vetëm për këto dy ditë”, ka thënë Eli Pesheva nga koalicioni O2.
Ndërsa në Ministrinë e Ambientit janë arsyetuar se masat nuk janë aktivizuar pasi nuk është regjistruar dy ditë me radhë nivel mesatar i ndotjes mbi 200 mikrogram grimca në metër kub.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?