Autotech
Ndryshimet në Facebook sjellin rezultatet e para
Facebooku thotë se përdoruesit e rrjetit social po kalojnë më pak kohë në aplikacion për shkak të ndryshimeve që ka ndërmarrë kompania në prioritizimin e përmbajtjes.
Rrjeti social raportoi rezultate më të mira se që pritej pavarësisht ndryshimeve, që erdhën si pasojë e rritjes së biznesit të vet të reklamave.
Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka deklaruar se ndryshimet do t’i ndihmojnë Facebookut në afat më të gjatë kohor.
Ai e quajti vitin 2017 si të madh, por edhe të vështirë.
Të hyrat e Facebookut u rritën për 47 për qind, ndërsa profiti u rrit për 56 për qind.
Zuckerberg deklaroi se kompania e tij po e merr shumë seriozisht debatin për përdorimin e duhur të rrjeteve sociale dhe dëshiron që të sigurohen që njerëzit e kalojnë kohën më me kuptim në rrjet. “Kjo është ajo që duan njerëzit”, ka thënë ai, shkruan BBC.
Kompania tani ka prioritet postimet e miqve dhe familjeve për të rritur ndërlidhjet mes vete, ndërsa ka reduktuar përmbajtjet e bizneseve, medieve dhe kompanive tjera, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Zuckerberg, këto veprime kanë reduktuar kohën e kaluar në Facebooku për rreth pesë për qind, ose 50 milionë dollarë në ditë. Përpos saj është ngadalësuar edhe rritja e numrit të përdoruesve.
Kompania ka 1.4 miliardë përdorues aktivë ditorë dhe 2.3 miliardë në baza mujore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?