E-Diaspora

Ndryshoi emrin për t’i shpëtuar arrestimit, mbaron odiseja

Gjithçka dukej në rregull me dokumentacion, megjithatë policia pas kontrolleve të përimtësishme zbuloi se 29-vjeçari kishte ndryshuar emrin. Por me arsye të fortë: me emrin e tij të vjetër ai ishte paditur nga Prokuroria e Kiel për shkak të grabitjes me armë në Neumünster.

Të martën pasdite në magjistralen A8 të Irschenberg, policia kufitare gjermane ndaloi një Pasat VW me targa shqiptare, ku e kontrolloi shoferin 29-vjeçar, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave gjermane.

Gjithçka dukej në rregull me dokumentacion, megjithatë policia pas kontrolleve të përimtësishme zbuloi se 29-vjeçari kishte ndryshuar emrin. Por me arsye të fortë: me emrin e tij të vjetër ai ishte paditur nga Prokuroria e Kiel për shkak të grabitjes me armë në Neumünster.

Ai kishte arritur me emrin e ri të vozisë pa problem në Itali, Zvicër dhe Francë, por jo edhe në Gjermani. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar të dhëna nga tre vendet e tjera të personit me emrin e ri.