Shqipëria

Në 2017-ën në Shqipëri kishte më shumë vdekje se sa lindje

Gjatë vitit 2017 sipas këtyre të dhënave 11.926 persona kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës

22 mijë e 232 shqiptarë kanë vdekur gjatë vitit të kaluar në Shqipëri e që është numër më i madh se sa ai i lindjeve.

Ndonëse 90 për qind e vdekjeve në Shqipëri ndodhin nga shkaqe natyrore në këtë shifër të lartë janë përfshirë edhe shkaktarët e tjerë siç janë sëmundjet kronike të zemrës dhe tumoret.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Statistikave mbi shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, 90.1% e shqiptarëve vdesin për shkaqe natyrale, pra sëmundje të ndryshme, 0.9% kryejnë vetëvrasje dhe 2.1% vdesin në aksidente, përcjell albinfo.ch.

Gjatë vitit 2017 sipas këtyre të dhënave 11.926 persona kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës. Nga zemra vdesin më shumë femrat ndërsa nga tumoret janë meshkujt në vend të parë thuhet në raportin e IS-së.

Në 2017-ën, numri më i lartë i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është shënuar në Berat dhe Kukës, me mbi 60%.

Ndërkohë në Shkodër është shënuar numri më i lartë i vdekjeve për shkak të tumoreve. Në Lezhë, numri më i lartë i vdekjeve është shënuar për shkak të dëmtimeve traumatike dhe helmimeve.