Bota
Në 5 vjetët e ardhshme, temperaturat do të rriten edhe më shumë
Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të kthyer pesë vjetët e ardhshme si jashtëzakonisht të nxehta.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi, rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet natyrore do të rrisin mundësinë e “motit tejet të nxehtë” në ujërat e oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve. Konkluzionet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”, shkruan “TCH”.
“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur një ndryshim klimatik afatgjatë”, ka thënë shkencëtari për klimën nga Universiteti i Brestit në Francë, Florian Sevellec. “Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën 5 vjetët e ardhshme”, ka shtuar ai.
Temperatura mesatare e Tokës ka pasur gjithnjë luhatje. Mirëpo ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata të gazrave serë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, janë cilësuar arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 kërkon një përpjekje globale për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius, apo 1.5 nëse është e mundur. Sidoqoftë, sipas tendencave aktuale, Toka do të shkojë drejt një ngrohjeje dy herë më të madhe sesa ky kufi, para fundit të këtij shekulli.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit