Integrimi
Në 5 vjetorin e albinfo.ch, debat mbi potencialin e migracionit
Në Bernë, në kuadrin e shënimit të pesëvjetorit të themelimit të albinfo.ch po mbahet një tryezë debati lidhur me arsimin profesional në Zvicër dhe potencialin e migrantëve në këtë fushë. Para fillimit të ligjëratave dhe debatit mbi këtë temë, është bërë prezantimi përmes një videoxhirimi i punës së albinfo.ch gjatë këtyre viteve.
Mysafirët i ka përshëndetur drejtori i platformës albinfo.ch, dr. Bashkim Iseni dhe zëvendësja e tij, Vjosa Gërvalla, duke bërë një rikapitulim të veprimtarisë së deritashme të platformës.
Punimet i ka përshëndetur edhe ministri i Diasporës ne Qeverinë e Kosovës, Valon Murati ndërsa një fjalë rasti e ka mbajtur zëvendëskryetari i albinfo.ch, Leonard Bender. Në vazhdim, konferenca është përshëndetur edhe nga bashkëpunëtorja shkencore në SEM (Sekretariati Federal për Migracion), Alexandra Clerc.
Në mesin e të pranishmëve janë edhe sekretari i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, Kastriot Noli, konsullja e Shqipërisë në Zvicër Oliverta Radoni, ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zvicër, Mustafë Xhemaili me stafin diplomatik dhe konsullor, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani etj.
Erleta Shala, oficere në Armatën Zvicerane dhe Përparim Avdili, punëtor në bankën e madhe UBS kanë prezantuar para publikut përvojat e tyre në arsimimin profesional në Zvicër.
Për angazhimin e tyre vetëmohues në mbarëvajtjen e projektit të albinfo.ch, me mirënjohje janë nderuar Skënder Hajdari, dizajnues i revistës albinfo.ch, Rexhep Berisha, importues i Birra Peja në Zvicër dhe Nexhmedin Gërguri autor komentesh dhe analizash që i kanë dhënë albinfo.ch një mprehtësi dhe frymë interaktive.
Punimet po vazhdojnë me rrahjen e temës qendrore të konferencës “Potenciali i migrantëve në arsimin profesional”.
(Fotot: Visar Kryeziu)
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf