Kosova

Në aksidentin në Suharekë, u shua familja e cila kishte ardhur për pushime nga Zvicra

Familjarët e aksidentuar në Suharekë kishte ardhur nga Zvicra për pushime.

Në aksidentin e ndodhur në Suharekë gjatë ditës së sotme pesë persona kanë vdekur shkaku i lëndimeve të rënda që kanë marrë.

Policia nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se në aksident kanë vdekur dy fëmijë një çift bashkëshortorë dhe nëna e burrit i cili ishte duke drejtuar veturën.

Familja 5 anëtarëshe e cila vdiq në aksident kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Shkaku i aksidentit sipas policisë po dyshohet të jetë reshjet e shiut të cilat kanë bërë që vetura të rrëshqas dhe të ndeshet me autobusin.

Lajmin për pesë të vdekurit nga Zvicra e ka konfirmuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë! Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton albinfo.ch.