Bota
Në atentatin e dytë, 7 të plagosur, policia vret 5 të dyshuarit për sulm
Në reagim ndaj sulmit, policia ka shtënë në drejtim të sulmuesve dhe ka vrarë katër persona të dyshuar si terroristë. Ata janë qëlluar pasi që automjeti i tyre ishte përmbysur në përpjekje për t`u arratisur
Vetëm disa orë pas atentatit në Ramblas të Barcelonës ku humbën jetën 13 veta dhe lëndime morën mbi 100 të tjetër, në Spanjë ka ndodhur edhe një atentat tjetër. Në vendpushimin Cambirls, në jug, janë plagosur shtatë veta nga një sulm terrorist. Edhe këtu, sulmuesit kanë hyrë dhunshëm në turmën e njerëzve me një makinë.
Në reagim ndaj sulmit, policia ka shtënë në drejtim të sulmuesve dhe ka vrarë katër persona të dyshuar si terroristë. Ata janë qëlluar pasi që automjeti i tyre ishte përmbysur në përpjekje për t`u arratisur. Një person i pestë nga ky grup ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra. Fillimisht u tha se ata kishin me vete mjete shpërthyese. Por mediat spanjolle duke iu referuar burimeve policore ndërkohë kanë raportuar se bëhet fjalë për imitim eksplozivi.
Edhe më tutje vazhdon ndjekja ndaj vozitësit të fugonit që ka sulmuar mbrëmë në Barcelonë dhe ka lënë të vdekur 13 persona.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë