Ekspozita
Në Beograd hapet ekspozita me krimet e luftës në Kosovë
Ajo thotë se kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve janë vetëm katër raste deri më tani dhe nuk bëhet fjalë për gjykime të reja për krimet e Serbisë në Kosovë
Mbrëmjen e së hënës u hap në Beograd një ekspozitë me foto dhe video të pazakonta për serbët.
Bëhet fjalë për një ekspozitë të luftës së Kosovës me pamje filmike dhe foto nga periudha e kulmit të konfliktit, vitet 1998-1999.
Ekspozita është një nismë e përbashkët e Qendrës Ligjore Humanitare të Prishtinës dhe të Beogradit dhe në të paraqiten edhe provat e përdorura në Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, shkruan “TCH”.
“Deri më tani, gjykatat serbe kanë shqyrtuar dhe dënuar vetëm në 61 raste nga 8700 civilë shqiptare të vrarë në këtë konflikt”, deklaroi Nemanja Stjepanoviq nga “Humanitarian Laë Centre” e Beogradit, përcjell albinfo.ch.
Ajo thotë se kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve janë vetëm katër raste deri më tani dhe nuk bëhet fjalë për gjykime të reja për krimet e Serbisë në Kosovë.
“Deri më tani vetëm 30 persona janë dënuar nga gjykatat kosovare për krimet e luftës dhe që të gjithë për krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare. Një numër i madhe familjes shqiptare, por edhe serbe nuk e kanë parë ende drejtësinë”, deklaroi Bekim Blakaj nga “HRC” e Prishtinës.
Ekspozita që mban emrin “ICTY: Dosja Kosova 1998-1999” u hap ditën e hënë dhe do të qëndrojë e hapur për nëntë ditë në kryeqytetin serb.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?