Lajme

Në Brezovicë zhvillohet gara e katërt automobilistike

Karakteristikat e shtegut si: rivaliteti i madh që po mbretëron sivjet, veturat gjithnjë e më atraktive si dhe fakti që disiplina malore është më tërheqëse për dashamirët e këtij sporti

Gjatë dy ditëve të fundjavës në Brezovicë do të zhvillohet gara e katërt automobilistike e disiplinës malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës për këtë vit. Garuesit premtojnë garë atraktive, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), në bashkëpunim me Auto Klubin Ferizaj i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

Karakteristikat e shtegut, si: rivaliteti i madh që po mbretëron sivjet, veturat gjithnjë e më atraktive si dhe fakti që disiplina malore është më tërheqëse për dashamirët e këtij sporti, bëjnë që pritjet për shikueshmërinë edhe këtë herë të jenë të mëdha.

FASK-u përmes nj njoftimi publik ka kërkuar mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, të cilët do të duhet të presin në intervale të caktuara kohore, por gjithsesi do të kujdeset që pritjet e tyre të jenë sa më të shkurtra.