Maqedonia

Në Dibër dhe Tearcë emërohen komandantë policie shqiptarë

Policia e komunave shqiptare Dibër dhe Tearcë, do të udhëhiqen nga kuadro shqiptarë, mëson “Zhurnal”.

“Pas 11 vitesh në krye të policisë së Dibrës emërohet një shqiptar. Me policinë e Dibrës tani do të udhëheq Argëtim Vojnika. Ndërsa në Teracë për herë të parë është emëruar një femër komandate policie. Zonja Mirsade Zeqiri tani e tutje do të drejtojë Stacionin policor të Tearcës”, thonë nga MPB.

Para 11 vitesh në krye të policisë së Dibrës ishte Xhelal Lata.