Sport

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, klubet e Premier Ligës thyen rekord

Me 210 milionë funte në ditën e fundit, klubet e thyen rekordin e shpenzimeve nga viti i shkuar që ishte 155 milionë funte

Klubet e Premier Ligës shpenzuan në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës 210 milionë funte, duke thyer rekord të shpenzimeve.  

Kjo madje edhe pse dështuan disa transferime të mëdha. 

Pavarësisht se klubet e Premier Ligës shpenzuan më shumë se 1.4 miliard funte – tjetër rekord – Alexis Sanchez, Virgil van Dijk, Riyad Mahrez, Thomas Lemar, Diego Costa dhe Ross Barkley mbetën te klubet e tyre. 

Me 210 milionë funte në ditën e fundit, klubet e thyen rekordin e shpenzimeve nga viti i shkuar që ishte 155 milionë funte.