CH-Ballkani

Në “Gërmi” hapet kampi tradicional “Toka ime”

Ky aktivitet do të zgjas më 28 korrik dhe parasheh të organizojë aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive

Në parkun “Gërmia” të Prishtinës, të hënën është hapur kampi veror tradicional që tubon të rinjtë nga diaspora, Shqipëria,  Kosova dhe trevat tjera shqiptare, me emrin simbolik “Toka ime”.

Në hapje të këtij kapmi mori pjesë edhe ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati.  “Unë pata nderin të dorëzoj flamurin e kampit, i cili në fund do të na kthehet me shënime nga kampistët. Ky model pune është një përpjekje shtesë për të afruar të rinjtë nga diaspora me atdheun, sidomos për ta bërë këtë duke i njohur me bashkëmoshatarët e tyre dhe përmes aktiviteteve të shumta”, ka shkruar në faqen e tij në facebook ministri Murati, lidhur me hapjen e këtij aktiviteti.

Ky aktivitet do të zgjas më 28 korrik dhe parasheh të organizojë aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive