E-Diaspora

Thesaret e fshehura të Shqipërisë së Jugut ekspozohen në Gjenevë

Revista Online OCEAN71 (ocean71.com) prezanton deri në 8 mars në ambientet e Universitetit të Gjenevës ekspozitën fotografike me titull "Udhëtim drejt të panjohurës".

Kjo ekspozitë është rezultat i bashkëpunimit midis ekipit franko-zviceran OCEAN71 dhe Njësisë të Arkeologjisë klasike të Universitetit të Gjenevës. Që nga viti 2007, ekipi shqiptaro-zviceran, i bashkë-udhëhequr nga Profesori i nderuar Jean-Paul Descoeudres dhe Dr. Saimir Shpuza, studion vendin arkeologjik të Orikos (në Orikumit përmendur nga Jul Cezari në veprën Luftë civile). Ekipi i arkeologëve, i koordinuar nga Gionata Consagra po përpiqet të kuptoj historinë e këtij qyteti port që nga krijimi i tij (shekulli VI para J.K. )deri në braktisjen e tij (periudha bizantine).

Një seri fotografish dhe posterash, nga filmi-dokumentar “Sekretet në vendin e shqiponjave të zeza” të prodhuara nga revista OCEAN71, e çojnë vizitorin fillimisht në anije dhe pastaj në tokë në zbulimin e Rivierës shqiptare, rajon i pasur në pamje që të lënë pa frymë dhe me mbetje arkeologjike të papritura.

Vendi arkeologjik i Orikos, gjendet brënda bazës detare të Pashalimanit. Ai po studjohet që nga viti 2007 nga misioni shqiptaro-zviceran në të cilin bëjnë pjesë, profesori Jean-Paul Descoeudres, Profesori Jean Terrier, Dr. Saimir Shpuza dhe Doktoranti Gionata Consagra.

Kjo ekspozitë vë ne pahje një pjesë të trashëgimisë së pasur të Shqipërisë, një vend plot me mbetje arkeologjike të një rëndësie parësore dhe pasuri të pabesueshme për historinë e Shqipërisë dhe atë të Evropës.

 

Ekspozitë fotografike “Udhëtim drejt të panjohurës” 2 shkurt – 8 mars, 2016 në : Salle des moulages, sous-sol Aile Jura (Uni Bastions), Rue de Candolle 5, Gjenevë, hyrja falas të martave (10 :00-18 :00) dhe të premteve (14 :00-20 :00).

Arkeologjia nënujore në Shqipëri

Një hartë arkeologjike e krijuar kohët e fundit, si rezultat i një studimi sistematik të fund detit shqiptar, është përfunduar nga projekti i udhëhequr nga Dr. Jeff Royal, Adrian Anastasi edhe RPM Nautical Foundation (RPM http : / /rpmnautical.org) në bashkëpunim me Institutin arkeologjik të Tiranës.

Thesare të panumërta ende sot prehen në ujërat kristale të Shqipërisë, si dëshmi e një rruge të rëndësishme tregtare detare përgjatë bregdetit shqiptar që nga kohët e lashta. Kjo situatë unike është rezultat i historisë së re të Shqipërisë, e karakterizuar nga një mbyllje gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20 dhe mungesa e burimeve për kërkime nënujore. Sipas drejtorit të Institutit Arkeologjik të Tiranës, Dr. Luan Përzhita trashëgimia nënujore shqiptare duhet studiuar ende. Shkencëtari vë theksin te mungesa e financimit për hulumtime të tilla. Këto kërkojnë buxhete të konsiderueshme për operacione të kërkimit në det dhe për restaurimin dhe konservimin e mbetjeve kur ato sillen në tokë nga arkeologët-zhytësit.