Shkurt.ch

Në Gjenevë u protestua për dinjitetin e gruas

Ish ministrja federale Micheline Calmy-Rey në fjalën e saj të lexuar u ka bërë apel grave të reja që të angazhohen më tepër në politikë, si në rrafshin lokal ashtu dhe në atë nacional.

Në serinë e mijëra protestave  të grave që janë mbajtur dje në gjithë botën, Zvicra është “përfaqësuar” vetëm një herë. Në Gjenevë është organizuar të shtunën pasdite “Marshi për dinjitetin e grave”, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 2500 veta, shkruan srf.ch. Ndonëse në fjalimet e mbajtura nuk përmendje presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Trump, manifestimi i mbajtur në temperatura të akullta ishte i drejtuar kundër tij.

“Vlerat si barazia, diversiteti dhe përfshirja po vihen gjithandej në pikëpyetje”, ka tërhequr vërejtjen politologu britanik Daniel Warner. Prandaj, lufta vetëm sa ka filluar”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa ish ministrja federale Micheline Calmy-Rey në fjalën e saj të lexuar u ka bërë apel grave të reja që të angazhohen më tepër në politikë, si në rrafshin lokal ashtu dhe në atë nacional.