Fotolajmi
Në Gjermani është gjithçka më lirë
Çmimet në terma të konsumit privat gjatë vitit të kaluar në Gjermani ishin 0.2%, më e ulët se mesatarja evropiane, sipas statistikave të fundit, përcjell albinfo.ch
Në shumicën e vendeve fqinje, çmimet janë më të larta se në Gjermani, përveç në Poloni dhe Republikën Çeke. Veçanërisht janë më të shtrenjta në Danimarkë (çmimet 36.8% më e lartë se mesatarja evropiane). Britani e Madhe (plus 31.3%) dhe Irland (plus 22.5%) mbi mesataren në vendet anëtare të BE-së.
Një arsye e rëndësishme për këtë janë efektet e kursit të këmbimit të monedhave. Paund britanik gjatë vitit të kaluar ka rritur vlerën kundrejt euros. Paundi britanik goditi koston e jetesës në Britaninë e Madhe.
Turistët vërejnë dukshëm dallimet në çmime. Sipas Shoqatës së Bankave „BDB” veçanërisht turistët duhet paguajnë më shumë në vendet skandinave dhe në Zvicër.
Në krahasim me Gjermaninë, produktet dhe shërbimet në Zvicër janë 50% më të shtrenjta.
Në Gjermani është gjithçka më e lirë. Për shembull, çmimet e furnizimeve ushqimore dhe pijeve vitin e kaluar ishin 3% më e lartë se mesatarja evropiane. Veçanërisht i shtrenjtë është mishi.
Produktet ushqimore dhe pijet janë më të shtrenjta në Zvicër, që nuk është një shtet anëtar i BE-së (plus 73%). Vendi tashmë „vuan“ për shkak të frangës fortë.
Danezët duhet të hargjojnë më shumë për ushqim dhe pije. Çmimet sipas Eurostat-it në atë vend ishin 45% më të larta se mesatarja evropiane. Në Suedi çmimet janë rritur me 24% dhe në Austri me 20 për qind.
Në Itali dhe në Francë çmimet janë disi më të larta se mesatarja evropiane dhe pak mbi mesataren në Greqi.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë