Kosova

Në Gjilan nderohet veprimtari nga diaspora, Ilir Mustafa

Në këtë akademi do të ketë fjalë rasti kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i shoqatës “Kosovo-Ensemble”, Yean-Yves Carlen, dhe përfaqësuesit e Komunës Lutterbach në Francë, Martin Vogl dhe Pascal Imber

Në qytetin e Gjilanit për sonte është organizuar akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, i cili ka ndërruar jetë më 4 prill 2017.

Ky organizim është mundësuar nga mërgimtarët në Zvicër dhe ish-ambasadori, Naim Malaj.  

Mustafa tërë jetën e tij ia kushtoi avancimit të të drejtave të shqiptarëve, duke filluar nga organizimi i referendumit për pavarësinë e Kosovës, për të vazhduar në mërgim me kontributin e tij të jashtëzakonshëm përmes shoqatës “Kosovo-Ensemble”.

Në këtë akademi do të ketë fjalë rasti kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i shoqatës “Kosovo-Ensemble”, Yean-Yves Carlen, dhe përfaqësuesit e Komunës Lutterbach në Francë, Martin Vogl dhe Pascal Imber.