CH-Ballkani

Në Gjilan nis rindërtimi i stadiumit

Rikonstruktimi i stadiumit kushton mbi 6 milionë euro, ndërsa deri tani të kontraktuara janë 3.2 milionë euro

Të premten është vënë gurthemeli i rindërtimit të stadiumit të qytetit në Gjilan.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe me përfaqësuesit e dy klubeve të qytetit, Drita dhe Gjilani, kanë vendosur gurthemelet e rindërtimit.

Haziri ka thënë se ky stadium është dedikim për tifozeritë e Dritës dhe Gjilanit, Intelektualët dhe Skifterët. Ai ka bërë të ditur se stadiumi është i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s, shkruan Albinfo.ch.

Në anën tjetër, dy klubet kanë kërkuar ndalimin e tubimeve politike në stadium për të mos pasur dëmtime.

Rikonstruktimi i stadiumit kushton mbi 6 milionë euro, ndërsa deri tani të kontraktuara janë 3.2 milionë euro.