Kosova

Në Istog përmbyset rezultati: Dreshaj falënderon diasporën

“Faleminderit Istog, faleminderit diasporë, faleminderit sovran. Ndryshimi ndodhi, betohem se do të jem i të gjithëve, do të jem për të mirën e Istogut, për Istogun evropian,”, ka shkruar Dreshaj në facebook

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, i cili pas numërimit të votave me kusht përmbysi rezultatin e zgjedhjeve të balotazhit, ka falënderuar të gjithë votuesit që i dhanë besimin për të qeverisur në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, e në veçanti bashkatdhetarët.

“Faleminderit Istog, faleminderit diasporë, faleminderit sovran. Ndryshimi ndodhi, betohem se do të jem i të gjithëve, do të jem për të mirën e Istogut, për Istogun evropian. Faleminderitttttt nga zemraaaaaaaaaaaa!”, ka shkruar ai në Faceook.

Ndërsa kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova ka thënë se rezultati që ka dalë pas numërimit të votave me kusht dhe postë, është i papranueshëm për të. “Ky rezultat është i papranueshëm për mua”, është përgjigjur Rugova.

Dreshaj ka marrë 1475 vota nga ato me kusht, kurse Rugova vetëm 133 çka ka bërë që situata të ndryshojë atje.