Bota

Në Meksikë zbulohet shpella më e madhe nënujore

Një grup zhytësish kanë ndërlidhur dy shpella nënujore në Meksikën lindore për të zbuluar atë, që besohet të jetë shpella më e madhe në planet, zbulim ky që mund të ndihmojë të hidhet dritë e re ndaj civilizimit maja, përcjell albinfo.ch.

“E gjithë kjo na jep perspektivë të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme të kuptojnë udhëheqjen e popullit të lashtë dhe si zhvilloheshin ata. Tani kuptojmë më qartë ritualet, zonat e shenjta dhe krijimin e vendbanimeve” tha Guillermo de Ana, arkeolog.

Projekti i emëruar Gran Acuifero Maya i dedikohet studimit dhe ruajtjes së ujërave në gadishullin Tucatan, e që besohet se është shpellë e madhe 347 kilometra e identifikuar disa muaj pas nisjes së eksplorimit të kanaleve.

“Janë rreth 200 shpella në këtë sistem që mendojmë se janë të ndërlidhura mes vete ndonëse s’jemi të sigurt. Tani e dimë se si uji grumbullohej dhe nëpërmes kësaj e kuptojmë të shkuarën dhe zhvillimin” shtoi De Ana.

Afër plazhit në Tulum, një grup zhytësish gjeti sistemin shpellor të njohur si Sac Actun, që është e gjatë 263 kilometra, e cila ndërlidhej me sistemin 83 kilometërsh Dos Ojos. Për këtë arsyeje San Actun tani e absorbon Dos Ojos.